PAMJET/ Në Facebook dukej si parajsë për të moshuarit, pas kamerave rriheshin brutalisht

PAMJET/ Në Facebook dukej si parajsë për…

Në Facebookun e Shtëpisë së të Moshuarve në Pejë “Orenda” duket se jeta e tyre iste një parajsë. Ata festonin ditëlindjet e njëri-tjetrit madje edhe festat.

Para kamerave jeta e të moshuarve aty dukej perfekte për audiencën, ndërsa pas kamerave ata dhunohen brutalisht, e provuar kjo nga videoja e bërë publike ditën e sotme në rrjetet sociale.

“Sikur në shumë vende të tjera të botës ashtu edhe ne zgjodhem që për halloween të dekorojmë oborrin e Rezidences Orenda-Pejë në mënyrë që ti argëtojm sado pak banorët 😊”, shkruhet sipër fotografive të publikuara në Facebook për festën e Halloween. 

Institucioni pritet të dalë në një deklaratë për shtyp në orën 19:00.

“Ju njoftojmë se sonte në ora 19:00 në Rezidencën Orenda-Pejë do të mbahet konferencë për media, ku do të ju njoftojmë më afër me ngjarjen që na tronditi të gjithëve”, thuhet në njoftim.

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit