PAMJET nga atentati| Momenti kur Erigers Mihasi ekzekutohet me breshëri kallashi në Audi

PAMJET nga atentati| Momenti kur Erigers Mihasi…

Janë publikuar mbrëmjen e sotme në media, pamjet nga ekzekutimi i 32-vjeçarit Erigers Mihasi shokut të tij Armando Dumani, 26 vjeç. Atentati ndodhi më 3 nëntor në zonën e Astirit në kryeqytet dhe tronditi qytetarët.

Viktimat ishin duke lëvizur me një Audi ngjyrë të bardhë, teka përbri tyre në semafor u afrohet një makinë tjetër tip Toyota ngjyrë e zezë dhe qëllon me breshëri nga një distancë e afërt. Mësohet se 13 plumba janë zbrazur vetëm mbi Mihasin, i cili ishte dhe objektivi i këtij atentati.

Autorët kanë patur fatin në krahu e tyre pasi kanë qëlluar me shpejtësi dhe janë larguar teksa korsia ishte e lirë. Pas ngjarjes së rëndë në video shihet një autobus që ndalon dhe qytetarët të alarmuar që zbresin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit