Pamjet nga plazhi/ Punonjësi i shezlongëve donte t'i shiste drogë 18-vjeçares italiane që përdhunoi

Pamjet nga plazhi/ Punonjësi i shezlongëve donte…

OPINIONET E KOMENTUESVE SHQIPTARË NË LIDHJE ME NGJARJEN TË CILAT JANË PËR TË VËNË DUART NË KOKË… I GJENI NË FUND TË VIDEOS

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në plazhin e Durrësit kur një punonjës shezlongësh në një hotel përfundoi në pranga pas akuzave të një 18-vjeçareje italiane për përdhunim.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:25 pasi e reja iahte shkëputur për një moment nga shoqëria e saj dhe kishte dalë në breg për t’u qetësuar.

Nga pamjet e bëra publike nga bizneset 26-vjeçari Leonard Preza shihet se i afrohet vajzës për t’i folur para se ta përdhunojë.

Preza, banues në lagjen 13 të qytetit bregdetar, rezulton i dënuar më parë dhe me precedentë penalë në armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

I arrestuari pranoi marrëdhënien seksuale me turisten italiane, por pohoi se kishte ndodhur me dëshirën e saj. Megjithatë, ekzaminimet mjekësore identifikuan mavijosje në qafën e vajzës dhe në pjesë të tjera të trupit të saj, të cilat konfirmuan përdorimin e forcës për të kryer marrëdhënie intime me forcë nga 26-vjeçari shqiptar.

“Isha me disa miq gjatë natës dhe pimë edhe alkool. Për një moment, u largova nga grupi dhe u ula në një shezlong disa metra larg hotelit”, u shpreh turistja, citojnë mediat italiane Policinë e Shtetit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit