Pamjet PREKESE/ 5-vjeçarja kalon kufirin e vetme, vrapon përgjatë murit SHBA-Meksikë (VIDEO)

Pamjet PREKESE/ 5-vjeçarja kalon kufirin e vetme,…

Një vajzë 5-vjeçare nga Guatemala u gjet duke u endur vetëm pranë murit kufitar midis SHBA dhe Meksikës. Sipas një deklarate nga Dogana e SHBA dhe Mbrojtja e Kufirit, 5-vjeçarja e cila nuk është emëruar u zbulua nga agjentët e Patrullës Kufitare, pasi ajo u rrëzua pranë fundit të murit.

Videoja e shpërndarë nga shefi i patrullës Aaron Heitke, ku vogëlushja shfaqet duke vrapuar ka bërë xhiron e rrjetit. Agjentët morën fëmijën në pyetje duke zbuluar se prindërit e 5-vjeçares ndodheshin në SHBA.

Gjitahshtu, vogëlushja u tha agjentëve se kushëriri i saj 7 vjeç mbetet në Meksikë, megjithëse është e panjohur me kë po qëndron. Agjentët kanë njoftuar konsullatat e Guatemalës dhe Meksikës për situatën, si dhe Departamentin Amerikan të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.

Incidenti u bë publik vetëm një ditë pasi zv. Presidentja Kamala Harris paralajmëroi emigrantët e mundshëm në Guatemalë që të mos shkojnë në SHBA duke u thënë “Mos hajdeni! Edhe nëse arrini në kufirin tonë, do të ktheheni mbrapsht.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit