Pamjet prekëse nga ishulli Evia/ Gazetarja mes lotësh i lutet të moshuarit: Largohu, ke probleme me frymëmarrjen! I moshuari: Dhe ku të shkoj?

Pamjet prekëse nga ishulli Evia/ Gazetarja mes…

Prej 8 ditësh flakët kanë pushtuar ishullin e Evoas, në Greqi duke lënë pas shkatërrim, mijëra shtëpi të shkrumbuara dhe pak shpresë….

Mijëra banorë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, por ka nga ata të cilët kanë refuzuar të largohen dhe kanë qëndruar të mbrojnë pronat e vetme që kanë.

Një nga këta është ky I moshuar I cili refuzon të largohet nga shtëpia, pavarësisht problemeve të mëdha me frymëmarrjen.

Në një intervistë për reporteren e “OPEN” Eulambia Revi, ai thekson se smund ta lërë shtëpinë e tij.

Ajo përpiqet ta bindë të moshuarin të largohet nga zona, por ai nuk dëshiron të largohet nga shtëpia e tij e pambrojtur. I moshuari mezi dëgjohet pasi i ka ikur zëri për shkak të tymit që ka mbytur zonën.

“Unë nuk mund të flas. Kam që në mesditë që hedh ujë në shtëpi. Nuk fle. Kam frikë për shtëpinë, jo për veten.”, thotë ai dhe gazetarja i përgjigjet:” Po, por duhet të largohesh, ke probleme me frymëmarrjen.” Dhe ai i përgjigjet: “Dhe ku të shkoj?”

I moshuari në atë moment shpërthen në lot… dhe gazetarja të vetme formë mbështetje pati një përqafim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit