Pamjet/ Si Erion Veliaj po helmon qytetarët (VIDEO)

Pamjet/ Si Erion Veliaj po helmon qytetarët…

Ai ofendon qytetarët, i vjedh, i helmon, u bën presion për ti marrë votën, e më pas del si “i bukuri shejtan” dhe bën propagandë gjoja është udhëheqës i angazhuar për ta bërë jetën e qytetareve më të mirë.

Po, e keni kuptuar për kë është fjala… Lalin Erin. Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit që i sheh bashkëkombësit e tij si… “zdromsa”.

Listës së zullumeve të Veliajt i është shtuar dhe helmimi që po i bën banorëve të zonës së Babrrusë, në periferi të Tiranës. Siç duket nga pamjet, fabrika e asfaltit në pronësi të Bashkisë së Tiranës të drejtuar nga Erion Veliaj, lëshon në atmosferë ndotës të rrezikshëm për mjedisin dhe shëndetin e qytetërve.

“Fabrika e asfaltit që po ju merr jetën banorëve ndodhet vetëm 50 m larg shtëpive” shprehet për “Gazeta Atdheu” një prej banorëve të zonës. 

Një problem i ngjashëm ishte dhe në zonën e Pezë-Helmesit, deri disa ditë më parë, kur Bashkia e Tiranës, pas një vendimi të Gjykatës Administrative, u detyrua ta zhvendoste fabrikën,

 /Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit