Pamjet tronditëse/ Momenti kur helikopteri përplaset mbi reaktorin kryesor të Çernobilit

Pamjet tronditëse/ Momenti kur helikopteri përplaset mbi…

Pamjet tronditëse të filmuara në vitin 1986 tregojnë momentin kur një helikopter u rrëzua ndërsa po fluturonte mbi reaktorin kryesor të Çernobilit.

Pamjet e filmuara nga toka tregojnë se helikopteri po lëshonte diçka të lëngshme mbi reaktor, por iu afrua shumë një vinçi që qëndronte aty dhe u rrëzua. Gjatë përplasjes, helikat u shkëputën dhe të gjithë ata që ishin në bord u vranë.

Pati fatkeqësi të panumërta dhe viktima që ndodhën pas shpërthimit të vitit 1986 në termocentralin bërthamor të Çernobilit, kur sasi të mëdha kontaminiese u lëshuan në mjedis, raporton Ladbible.

Operacioni për të ndaluar rrjedhjen e rrezatimit vazhdoi për muaj të tërë pas ngjarjes dhe pikërisht gjatë këtyre muajve ky helikopter MI-8 Hip fluturoi mbi vend, por përfundoi në fatkeqësi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit