Pampuri: Ndihemi keq me veshjet e shtrenjta, njerëzit nuk kanë bukë të hanë

Pampuri: Ndihemi keq me veshjet e shtrenjta,…

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, shprehu kritika për kolegët e saj që ndodheshin në sallë. Në fjalën e saj në seancën plenare të ditës së sotme, ajo apeloi politikanët, që kur të mendojnë për iniciativa apo nisma të reja, të mendojnë më shumë për qytetarët.

“Kryetari i komisionit të ekonomisë tha nuk bëhet dot paga 1200 euro. Rritjani pagën mjekëve, bëjeni fikse, 1,2 milionë lekë. Me kaq hua sa merrni ju i keni të gjitha mundësitë që t’i hiqni prioritetet që i keni për xhepat tuaj dhe të vendosni prioritet qytetarët”,- u shpreh në fjalën e saj Pampuri.

“Sepse ne flasim këtu kaq bukur dhe paraqesim një realitet kaq të bukur në këtë sallë, por kur dalim jashtë kësaj salle e dimë shumë mirë që ndihemi keq secili prej nesh me xhaketën e shtrenjtë që vesh, me këpucët e shtrenjta që vesh, përballë atyre qytetarëve që nuk kanë bukë të hanë. Ndaj kur merrni hua mendoni për qytetarët, jo për ju”,- tha në mbyllje të fjalës deputetja Pampuri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit