Panairi i librit nuk do të anulohet, merret një vendim i ri për organizimin e tij

Panairi i librit nuk do të anulohet,…

Shoqata e Botuesve Shqiptarë njoftoi përmes një deklarate se panairi i librit ishte anuluar për këtë vit, për shkak të masave të marra ndaj koronavriusit. Ata u shprehën se kishin bërë përpjekje për organizimin e panairit, por kishin marrë një përgjigje negative nga Ministria e Shëndetësisë, që e ka konsideruar këtë event me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e Covid-19.

Mirëpo së fundmi Shoqata e Botuesve ka dalë sërish me një deklaratë dhe ka ndarë një lajm të mirë për të gjithë lexuesit shqiptarë. Panairi i librit do të mbahet sërish këtë vit, por online.

Gjatë ditëve të tij, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues  dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në live stream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë”, ka bërë të ditur Shoqata e Botuesve.

Kjo do të thotë se panairi do të mbahet ashtu siç ishte planifikuar nga data 12-15 nëntor, por në kushte të reja.

Njoftim për organizimin online të Panairit të 23 të Librit – Tirana 2020

Sot u zhvillua mbledhja e zgjeruar e kryesisë së Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, me temë: Organizimi online i Panairit të 23 të Librit të Tiranës, në kushtet e pandemisë Covid-19.

Të bindur që Panairi i Librit është një ngjarje madhore, e cila nuk duhet t’i mungojë qytetit të Tiranës, por edhe lexuesve nga gjithë vendi, të gjithë të pranishmit ishin të një mendjeje për organizmin, në ditët e caktuara që më parë, të një Panairi Libri, kësaj here në një edicion special, kryesisht online, për shkak të pandemisë.

Ky Panair do të karakterizohet nga një bashkëpunim i gjerë i botuesve shqiptarë.

Gjatë ditëve të tij, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues  dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në live stream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë.

Që sot ka filluar puna për organizimin e Panairit të Librit Online.

Qendra e këtyre veprimtarive do të jetë qyteti i Tiranës që këtë vit ka 100-vjetorin e tij.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit