Pandemia/ Joe Biden: Do dërgohen 20 milionë doza vaksinash jashtë vendit deri në fund të qershorit

Pandemia/ Joe Biden: Do dërgohen 20 milionë…

Joe Biden ka deklaruar ditën e hënë se SHBA-ja do të dërgojë 20 milionë doza vaksinash Pfizer, Moderna ose J&J jashtë vendit deri në fund të qershorit.

Presidenti njoftoj se Shtetet e Bashkuara kanë në plan të dërgojnë miliona doza shtesë të vaksinës koronavirus në vendet e huaja që akoma goditen nga pandemia, përveç 60 milionë doza vaksine AstraZeneca që tashmë i kishte planifikuar t’u dërgonte vendeve të tjera.

Shtetet e Bashkuara kanë administruar më shumë se 272 milion doza vaksinash COVID-19 dhe kanë shpërndarë më shumë se 340 milion, sipas të dhënave federale të publikuara të hënën në mëngjes.

Kombinuar me dërgesat e reja, administrata e Biden synon të dërgojë një total prej 80 milion dozash jashtë vendit brenda gjashtë javëve të ardhshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit