Pandemia në Greqi drejt zbehjes/ Sot 6 raste të reja dhe 2 viktima

Pandemia në Greqi drejt zbehjes/ Sot 6…

Greqi eshte drejt zbehjes nga pasojat e koronavirusit.

Çdo ditë e më shumë shënohen ulje të rasteve të shënuara si dhe atë të viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 2 viktima duke e çuar totalin në 146.

Ndërsa dhe numri i të infektuarve është rritur vetëm me 6 raste të reja ku gjithsej numërohen 2,632 të prekur.

Në një deklaratë për shtyp, ministri i shëndetësisë, Tsiodras shprehet se 81 pacientë kanë lënë rradhët e terapisë intensive.

Aktualisht 35 persona janë të intubuar. Mosha mesatare e pacientëve të intubuar është 67 vjeç.

Deri më tani në të gjithë vendin janë kryer 80,951 tampone.

Prej disa ditësh qarkullojnë lajme për shtrëngimin e mëtejshëm të masave parandaluese ndaj COVID-19. Por Tsiodras i ka cilësuar ato si të rreme. Ai ka përgënjeshtruar informacionet se janë ndaluar qarkullimi i personave mbi moshën 65 vjeçare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit