Pandemia në Indi në kolaps, të afërmit e pacientit që vdiq nga Covid godasin me shkopinj doktorët

Pandemia në Indi në kolaps, të afërmit…

Përshkallëzimi i situatës nga Covid në Indi vijon ende, teksa gjatë ditës së sotme është shënuar një incident në një nga spitalet e vendit. Mësohet se doktorë të qendrës shëndetësore janë sulmuar nga të afërm të pacientëve dhe viktimave të prekur nga Covid-19. Siç shihet grupi i përbërë nga disa burra, shihen duke u konfliktuar me doktorët e duke u rrahur me një shkop të gjatë.

Sherri ka nisur pasi i afërmi i tyre 67 –vjeçar kishte vdekur në dhomën e pritjes prej mungesës së shtretërve në repartin e emergjencës. Emri i spitalit i cili ndodhi sulmi i sotëm quhet Apollo, dhe u bë me dije se disa prej doktorëve janë lënduar gjatë përleshjes, por më pas ata ishin kthyer në detyrë prej një numri tjetër të lartë të pacientëve të cilët ishin në pritje.

Ky nuk është rasti i parë i sulmit ndaj doktorëve , vetëm javën e kaluar një doktor 25- vjeçar Siddhant Totla, u filmua duke u rrahur me grushte nga të afërmit e një 65 – vjeçar i cili vdiq nga koronavirusi. Nga mediat perëndimore mësohet se sistemi shëndetësor i Indisë është shumë pranë kolapsit nga ashpërsia e valës së dytë të Covid-19.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit