Pandemia/ OBSH: Nuk përjashtohet mundësia që Covid të jetë krijuar në laborator!

Pandemia/ OBSH: Nuk përjashtohet mundësia që Covid…

Covid-19 është në virus i cili që në momentin që u shfaq e deri më tani ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonomi, teksa ka shënuar shumë viktima në vend. Lidhur me origjinën e pandemisë, OBSH nuk nuk ka një rezultat përfundimtar, por nuk nuk përjashtohet mundësia që Covid të ketë dalë nga laboratorët.

Tedros Adhanom drejtori i përgjithshëm i OBSH-së tha se për të hetuar këto dyshime një tjetër grup studiuesish po merret me origjinën e patogjenëve të shfaqur dhe rishfaqur të potencialit epidemik dhe pandemik.

OBSH:

Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të kuptuar më mirë origjinën e kësaj pandemie. Ka pasur misione të shumta në Kinë për të kuptuar më mirë rastet e hershme të pandemisë dhe për të rekomanduar studime të mëtejshme, të cilat janë të nevojshme urgjentisht. Në gusht, OBSH formoi Sago, Grupin Këshillimor Shkencor për Origjinat e Patogjenit të Ri, për të këshilluar Organizatën mbi konsideratat teknike dhe shkencore në lidhje me origjinën e patogjenëve të shfaqur dhe rishfaqur të potencialit epidemik dhe pandemik-përfshirë SARS. Covid-2. Të gjitha hipotezat duhet të vazhdojnë të shqyrtohen, nga hipoteza e transmetimit të kafshëve deri tek ajo e daljes nga laboratori, e cila ende nuk është përjashtuar kategorikisht. Që nga fillimi, OBSH ka bërë vazhdimisht thirrje për një proces shkencor plotësisht të hapur dhe transparent për të kuptuar ditët e para të pandemisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit