Pandemia vijon të marrë jetë, vdes infermierja shqiptare

Pandemia vijon të marrë jetë, vdes infermierja…

Një infermiere shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Lindita Alimi vetëm 28-vjeçe, ka humbur jetën pas infektimit me Covid 19. Lajmi bëhet i ditur nga shoqata e infermierëve të Shqipërisë, të cilët i shprehin ngushëllimet familjes së viktimës.

Ky lajm i dhimbshëm vjen në një kohë kur në shumë shtete janë rikthyer infektimeve me Covid, ku rastet ditore po kapin shifra të frikshme, të cilat duket se janë rrjedhojë të qarkullimit të varianteve të reja siç është Delta.

Postimi i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë:

Nderron jete ne moshe te re Infermierja Lindita Alimi 28 vjece nga Kerćova, Maqedonia e Veriut.

E prekur nga covid-19 nuk mundi ta fitonte betejen me armikun vdekjeprures.

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shpreh ngushellime te perzemerta familjes dhe kolegeve te Lindites.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit