Pandora Papers zbuluan kështjellën e tij në Francë, reagon kryeministri çek

Pandora Papers zbuluan kështjellën e tij në…

Pas skandalit të publikuar ditën e djeshme, të Pandora Papers ku shumë zyrtarë të lartë shtetërorë u zbuluan se kishin marrë pjesë në afera korruptive të fshehta kanë filluar edhe reagimet e para.

Kryeministri çek Andrej Babis ka mohuar të ketë lidhje me paligjshmëritë e publikuara një ditë më parë nga Pandora Papers, rrjedhja masive e dokumenteve që i zbuluan blerjen e një kësshtjelle në Francë.

Reuters shkruan se Babis ka mohuar të kishte kryer ndonjë paligjshmëri në lidhje me blerjen e kështjellës në Francë. Ai ishte i ftuar në një debat televiziv të organizuar nga CNN Prima News, në momentin që u zbulua skandali dhe foli rreth tij.

“Paratë erdhën nga një bankë çeke, u taksuan, ishin paratë e mia dhe u kthyen në një bankë çeke,” tha Babis, i cili po bënte fushatë për zgjedhjet e 8-9 tetorit, gjatë debatit.

I pyetur nëse ai kishte shkelur ndonjë ligj në Republikën Çeke, Francë apo Shtetet e Bashkuara në lidhje me blerjen e pronës në 2009, Kryeministri Babis u përgjigj: “Sigurisht që jo … Ishte para e taksuar.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit