Panik e shqetësim tek shoferët| Çfarë po ndodh në autostradën Tiranë-Elbasan?

Panik e shqetësim tek shoferët| Çfarë po…

Një numër i konsiderueshëm automjetesh kanë mbetur të bllokuara prej më shumë se një ore në autostradën Tiranë-Elbasan. Një situatë e tillë ka shqetësuar jo pak drejtuesit e mjeteve. Sipas këtyre të fundit, radha e trafikut i kalon 1 kilometër. Sikurse shikohet edhe nga fotot e siguruara, njëra anë e rrugës vijon të jetë e lirë, teksa rruga për hyrje në Tiranë është totalisht e bllokuar.

Jo pak shqetësuese paraqitet situata edhe në rrethrrotullimin që lidh Saukun me një qendër tregtare në Tiranë, ku edhe këtu qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve shfaqin haptazi pakënaqësitë e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit