Panik në ajër në Francë: Avioni nuk ulej dot sepse kontrollori flinte gjumë!

Panik në ajër në Francë: Avioni nuk…

Një episod i pazakontë ka ndodhur të martën në aeroportin “Napoleon Bonaparte” në Ajaccio të Francës, ku një Airbus A320 i kompanisë Air Corsica, i nisur nga Parisi, nuk arriti të ulej për gati një orë. Arsyeja? Kontrollorin e vetëm të turnit e kishte zënë gjumi.

Sipas kapitenit të avionit, komunikimi me kullën e kontrollit mungoi totalisht, duke i detyruar pilotët të bëjnë rrotullime në ajër mbi Gjirin e Ajaccios ndërsa kërkonin ndihmë nga kontrollorët rajonalë. Situata alarmoi edhe zjarrfikësit e aeroportit, të cilët thirrën xhandarmërinë. Pas disa minutash të tensionuara, kontrollori u gjet duke fjetur në zyrën e tij.

Fatmirësisht, nuk pati panik në bord dhe pasagjerët e morën ngjarjen me qetësi. Testet për alkool dhe drogë ndaj kontrollorit rezultuan negative.

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për incidentin që ka vënë në pikëpyetje sigurinë e trafikut ajror në Ajaccio.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit