
Ka pasur panik në fushën e blertë në Hungari, për shkak se futbollisti shqiptar Lirim Kastrati ka humbur dy herë ndjenjat në fushën e sportit.
Mbrojtësi që është pjesë e Ujpest në elitën e futbollit hungarez, humbi 2 herë ndjenjat gjatë duelit mes Kecskemet në duelin e vlefshëm për kampionat.
Kastrati u përplas në minutën e 29-të me futbollistin Hadaro, teksa nga përplasja humbi ndjenjat. Pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, mbrojtësi u përmend, por trajneri vendosi ta zëvendësonte.
Teksa po qëndronte në pankinë, raportohet se futbollistit shqiptar të Kosovës, i ra sërish të fiktë dhe u detyrua të shkonte me urgjencë në spital.
Media hungareze, “M4 Sport” raportoi se sipas stafit mjekësor, ai nuk është lënduar rëndë, por është dërguar në spital me një tronditje.