Panik në mes të Elbasanit, gjendet i pajetë një person

Panik në mes të Elbasanit, gjendet i…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në qytetin e Elbasanit. Mësohet se një trup i pajetë është gjetur në qendër të këtij qyteti, duke alarmuar qytetarët e zonës. Bëhet me dije se trupi i pajetë është konstatuar nga kalimtarët. Kanë qenë këta të fundit që pas kanë gjetur viktimën, kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Sa i përket shkakut të ngjarjes, raportohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale, ndërsa viktima mësohet të jetë një 65 vjeçar, i cili është dërguar në morg për t’u identifikuar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton lidhur me rastin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit