Panik nga revolta? Bllokohen masivisht në Instagram llogaritë që koordinonin qëndresën

Panik nga revolta? Bllokohen masivisht në Instagram…

Sot shënohet dita e 96-të e asaj që është shndërruar në lëvizjen më të gjatë të qëndresës qytetare në rrugët e kryeqytetit. Kërkesa kryesore e njerëzve që marshojnë çdo ditë në bulevard mbetet e prerë dhe e panegociueshme: dorëheqja e menjëhershme e kreut të kabinetit qeveritar. Mirëpo, teksa përplasja politike po përshkallëzohet hap pas hapi në sheshe, beteja ka marrë një dimension të ri dhe mjaft mbytës në hapësirën virtuale.

Gjatë orëve të fundit, dhjetëra adresa, faqe informative dhe profile me ndikim në rrjetet sociale, që kishin shërbyer si dritare raportimi për aksionin qytetar dhe si zëra kritikë ndaj pushtetit, janë fshirë ose bllokuar në mënyrë masive. Kjo mbyllje e sinkronizuar e llogarive virtuale nuk duket si një rastësi teknike, por si një sulm i orkestruar kibernetik për të krijuar “territor të djegur” në hapësirën informative.

Pasi dështoi ta injorojë qëndresën fizike që ka mbushur muaj të tërë në rrugë, pushteti duket se ka nisur përdorimin e instrumenteve të goditjes digjitale. Të mbetur pa përgjigje përballë një revolte që nuk po shuhet, mekanizmat e kontrollit po tentojnë të presin linjat e komunikimit dhe të censurojnë lajmin e drejtpërdrejtë. Bllokimi i dhjetëra llogarive në platformat sociale është një përpjekje e qartë për të zbehur me forcë përhapjen e mesazheve të protestës.

Por censura digjitale nuk e ndryshon dot realitetin e bulevardit. Mbyllja e adreshave në internet vërteton vetëm shkallën e panikut institucional përballë një lëvizjeje që refuzon të largohet nga sheshi. Kur pushteti arrin deri në pikën ku godet faqet e rrjeteve sociale për të heshtur lajmin, ai thjesht konfirmon se mesazhi i revoltës e ka goditur objektivin. Beteja për fjalën e lirë sot nuk po zhvillohet më vetëm përballe godinës së qeverisë, por edhe përballe mekanizmave të censure që kërkojnë të fikun ekranin e të vërtetës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit