Panik te “Rruga e Elbasanit”, një person vdes brenda në urban

Panik te “Rruga e Elbasanit”, një person…

Një person dyshohet se ka humbur jetën në urbanin e linjës Qendër-Sanatorium në Tiranë. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se një person është mbuluar me çarçaf brenda urbanit, ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Urbani është ndaluar pranë “Rrugës së Elbasanit”, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i personit që ka humbur jetën.

Ngjarja ka shkaktuar panik te të gjithë udhëtarët e tjerë që kanë qenë në urban, ndërkohë që ngjarja ka tërhequr vëmendjen dhe të kalimtarëve të ndryshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit