Papa bën thirrje për bashkëpunim mes liderëve në kohën e pandemisë

Papa bën thirrje për bashkëpunim mes liderëve…

Papa Françesku u bëri thirrje liderëve që të veprojnë me shpirtin e bashkëpunimit për marrëveshje në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Ai i bëri këto komente gjatë fjalimit tradicional të së dielës, me ç’rast e shënoi edhe 70-vjetorin e Deklaratës së Schuman-it, me të cilën u vendos korniza fillestare e Bashkimit Evropian.

“Shpirti i Deklaratës së Schuman-it nuk duhet të ndalojë së frymëzuari ata që janë përgjegjës për Bashkimin Evropian, të cilët janë të thirrur të përballen me pasojat ekonomike dhe sociale, të krijuara nga pandemia”, tha Papa.

“Kjo deklaratë e frymëzoi procesin e integrimit evropian, që mundësoi pajtimin e popujve të kontinentit pas Luftës së Dytë Botërore dhe ofroi një periudhë të gjatë të stabilitetit dhe paqes, nga të cilat ne përfitojmë sot”, shtoi ai.

Ndryshe, zyrtarët evropianë janë kritikuar shumë për mungesën e një reagimi të unifikuar në fazën e parë të përhapjes së koronavirusit, shkruan “CNN”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit