Papa Françesku do të jetë i pranishëm në mbledhjen e G7 për Inteligjencën Artificiale

Papa Françesku do të jetë i pranishëm…

Për herë të parë një përfaqësues i klerit katolik do të marrë pjesë në takimin e liderëve të grupit të shtatë të ekonomive më të fuqishme të botës që do të zhvillohet në data 13-15 qershor në Pulia të Italisë.

Lajmi u konfirmua nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë pas njoftimit të Kryetares së Këshillit Italian të Ministrave, Giorgia Meloni e cila  ka falënderuar Atin e Shenjtë që pranoi ftesën.

Pjesëmarrja e tij do të ketë të bëjë me një diskutim mbi inteligjencën artificiale.

Është hera e parë që një Papë merr pjesë në një ngjarje të tillë, në të cilën janë të pranishëm edhe Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Japonia.

Meloni tha se është e bindur se prania e Papës do të jetë një kontribut në kuadrin rregullator, etik dhe kulturor të inteligjencës artificiale duke qenë se Inteligjenca artificiale do të jetë sfida më e madhe antropologjike e kësaj epoke, teknologji, që mund të krijojë mundësi të mëdha, por që sjell me vete edhe rreziqe të mëdha, me ndikim të pashmangshëm mbi ekuilibrat globale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit