Papa Françesku: “Numri i lindjeve është treguesi i parë i shpresës së një populli”

Papa Françesku: “Numri i lindjeve është treguesi…

“Numri i lindjeve është treguesi i parë i shpresës së një populli”, tha Papa Françesku në një mbledhje vjetore të grupeve pro-familjare të premten.

Me mbështetjen e fortë të Vatikanit, qeveria e krahut të djathtë e udhëhequr nga Giorgia Meloni po vijon po ashtu një fushatë për të inkurajuar të paktën 500,000 lindje në vit deri në vitin 2033, duke arritur një normë që ekspertët thonë se është e nevojshme për të parandaluar kolapsin e ekonomisë nën peshën e një popullsie të plakur.

Papa Françesku bëri thirrje për strategji dhe politika politike afatgjata për të inkurajuar çiftet të kenë fëmijë, duke dhënien fund të kontratave të pasigurta të punës dhe pengesat për blerjen e shtëpive, si dhe sigurimin që gratë të mos detyrohen të zgjedhin mes amësisë dhe karrierës.

“Problemi i botës sonë nuk është të lindin fëmijë: është egoizmi dhe individualizmi që i bëjnë njerëzit të ngopur, të vetmuar dhe të pakënaqur”, tha Françesku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit