Papa Françesku: Vaksina të vihet në dispozicion të gjithë botës

Papa Françesku: Vaksina të vihet në dispozicion…

Papa Françesku bëri thirrje për bashkëpunim shkencor ndërkombëtar për të zbuluar një vaksinë për koronavirusin dhe tha se çdo vaksinë e suksesshme duhet të vihet në dispozicion në të gjithë botën.

Papa, falënderoi të gjithë ata që në mbarë botën po ofrojnë shërbime thelbësore.

Ai inkurajoi bashkëpunimin ndërkombëtar për t’u marrë me krizën dhe për të luftuar virusin, i cili ka infektuar gati 3.5 milion njerëz dhe ka vrarë më shumë se 240,000 njerëz në të gjithë botën.

“Në fakt, është e rëndësishme të bashkohen aftësitë shkencore, në mënyrë transparente dhe të paanshme për të gjetur vaksina dhe trajtime,” tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit