Papa si kurrë më parë flet për s*ksin jashtëmartesor: Nuk është mëkat i rëndë

Papa si kurrë më parë flet për…

Si rrallë herë, Papa Françesku ka folur në lidhje me seksin jashtëmartesor, duke e cilësuar si një mëkat jo shumë të rëndë.

Teksa po udhëtonte nga Italia për në Greqi, gjatë një deklarate për gazetarët, kreu i Kishës Katolike midis të tjerash tha: “Mëkatet e trupit, s’janë më të rëndat, por krenaria dhe urrejtja.”

Jo vetëm për lidhjet jashtëmartesore, por Papa u pyet edhe në lidhje me dorëheqjen e Kryepeshkopit të Parisit, Michel Aupetit, pasi një revistë franceze pretendoi se ai kishte pasur marrëdhënie seksuale me një grua.

Sakaq, përmendim faktin se kryepeshkopët dhe anëtarët më të lartë të Kishës Katolike ndjekin beqarinë klerikale, që do të thotë se nuk kryejnë marrëdhënie seksuale dhe nuk tundohen nga seksi.

“Ne të gjithë jemi mëkatarë. Kur thashethemet shtohen e shtohen dhe i dëmtojnë emrin e mirë dikujt, ai nuk mund të qeverisë”, tha Papa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit