Papritmas u 'zhduk' Atdheu zbulon se çfarë ka ndodhur me të

Papritmas u ‘zhduk’ Atdheu zbulon se çfarë…

Puntata e sotme e “Për’puthen” pati ngjarje që tërhoqën jo pak vëmendjen e mediave, mirëpo vumë re se mungonte konkurrenti, Atdhe Xharavina.

Për herë të parë që prej ardhjes së tij në “Për’puthen”, ai nuk ishte i pranishëm në emision, gjë që bëri merak publikun.

Madje, shumë persona e kanë kontaktuar në rrjete sociale për të mësuar çfarë i ka ndodhur dhe pse nuk ishte sot në emision.

Fatmirësisht për të gjitha vajzat që ‘çmenden’ pas Atdheut, ai do të kthehet sërish! Konkurrenti ka sqaruar nëpërmjet një shkrimi në story se ka pasur probleme me shëndetin (mesa duket edhe me ndjenjat) dhe premton se do të rikthehet sapo të bëhet më mirë.

“Të dashur miq! Faleminderit që më pyesni si jam e shqetësoheni për mungesën time. Jeta shumë dinamike e kohëve të fundit ka ndikuar në ulje të imunitetit dhe dobësim të gjendjes shëndetësore dhe në këtë kohë të vështirë që bota po kalon, shëndeti është shumë i rëndësishëm. Ndaj mora pak ditë pushim për t’u rikuperuar, por rikthehem sërish pranë jush së shpejti, me ndjenja dhe mendime të shëndosha”– ka shkruar Atdheu në InstaStory.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit