Paqsor Buzi dhe Gjikuria bëhen bashkë dhe “kullufisin” 5.5 miliardë nga Dritan Agolli

Paqsor Buzi dhe Gjikuria bëhen bashkë dhe…

Dritan Agolli është aktualisht drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ky i fundit është një organizim që qarkullon një numër tepër të lartë fondesh tek kompanitë private, kryesisht për infrastrukturë. Si i tillë, shpesh është vënë në fokusin e medieve për shkak të organizimit të procedurave të tenderave në mënyrë të dyshimtë. Njëri prej tyre duket se është edhe rasti i mëposhtëm. Bëhet fjalë për jë tender të organizuar nga FSHZH që mban numrin e referencës RLRCP/1/1.11/2020.

Objekti i tenderit është “Rikonstruksioni i rrugës Roskovec-Poshnje”. Në këtë tender vihet re se kanë marrë pjesë plot 11 kompani. Nga këto kompani, shikohet se të paktën 4 prej tyre kanë ofruar vlera mjaft të ngjashme më njëra-tjetrën. Siç dihet nga praktikat dhe literatura ndërkombëtare e procedurave të prokurimeve, fakti kur disa firma ofrojnë vlera të ngjashmë, kemi të bëjmë më një praktikë të dyshimtë. Nëse dyshimet vërtetohen, rezulton se fituesi i këtij tenderi ka shumë mundësi që të ketë qenë i paracaktuar.

Por cilët janë fituesit? Shikohet se bëhet fjalë për bashkimin e dy prej kompanive më të lakuara në fitimet e tenderave të dyshimtë. Bëhet fjalë për kompaninë “G.P.G. Company” në pronësi të Paqsor Buzit dhe “Gjikuria” në pronësi të Florenc dhe Milo Gjikuria. Ky bashkim operatorësh ka ofruar vlerën prej 461,899,170 lekë të reja pa TVSH ose rreth 5.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Punimet do të zgjasin 12 muaj dhe distanca e këtij segmenti është rreth 13 km. Me një llogari të thjeshtë rezulton se kosto për 1 km është mbi 400 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit