Para 3 muajsh u helmuan, krutanët mungesa të theksuara furnizimi me ujë

Para 3 muajsh u helmuan, krutanët mungesa…

Në kohën që kanë kaluar 3 muaj nga helmimi masiv në qytetin e Krujës, ende banorët nuk e konsumojnë ujin e rrjetit që u vjen në shtëpitë e tyre. Ato thonë se ujin e çezmës e përdorin vetëm për nevoja personale, ndërsa për të gatuar janë detyruar që ta blejnë.

“Jemi të frikësuar. Nuk e kemi pirë ujin në çezme. Ka dy muaj që e blejmë. Se nuk kemi besim më”, shprehen disa prej tyre.

Si pasojë e pamundësisë shumë prindër për të pasur ujë për fëmijët, kanë hequr dorë nga shumë blerje. “Do lëmë qumështin mangut dhe do blejmë ujin”, thotë një tjetër.

Fatkeqësisht ka familje që e konsumojnë ujin që u vjen. Kujtojmë që vitin e kaluar në muajin tetor 600 banorë të Krujës u helmuam nga uji i cili rezultoi me fekale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit