Para zgjedhjeve, Rama "josh" me poste ish-deputetët e Metës

Para zgjedhjeve, Rama “josh” me poste ish-deputetët…

2025 është vit zgjedhor. Qytetarët do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryeministrin e ardhshëm, ndërsa Edi Rama kërkon mandatin e katërt qeverisës. Dhe për të arritur qëllimin e tij, ka nisur joshjen, jo vetëm të administratës patronazhiste duke u rritur pagat, por edhe të ish deputetëve të Ilir Metës.

Në vendimim e fundit të Këshillit të Ministrave Vangjel Tavo është emëruar Prefekt i Qarkut të Vlorës. Tavo zëvendëson në këtë detyrë Flamur Mamajn. Emri i ish deputetit të Metës u lakua edhe pak kohë më parë, ku u hodh ideja e drejtimit të përkohshëm të Bashkisë Himarë, pas arrestimit të Fredi Belerit. Por këto lajme u hodhën poshtë nga vetë Vangjel Tavo, ndërsa pak muaj pas këtyre lajmeve, ai merr postin e rëndësishëm, atë të Prefektit të Vlorës.

Emri i Tavos u piketua nga Rama si një person që ka elektorat, duke dobësuar ndjeshëm Ilir Metën. Këtij të fundit, i mori edhe Agron Çelën, i cili në Shkodër ka një mbështetje të madhe. Me “merkatot” e fundit, Rama po mundohet të realizojë qëllimin e tij, të mos lëviz nga zyra e Kryeministrisë, pavarësisht skandaleve që i kanë plasur një e nga një dhe politikës së shpopullimit që ka nisur që prej mandatit të dytë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit