Para zgjedhjeve, Rama ka gjetur formë të re për të mbushur arkën e shtetit

Para zgjedhjeve, Rama ka gjetur formë të…

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të dielë në Athinë, në një takim të supozuar me emigrantët që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Por në fakt, e gjithë salla ishte mbushur me patronazhistë, zyrtarë të pushtetit qendror dhe vendor, të cilët udhëtuan nga vende të ndryshme të Shqipërisë drejt Athinës. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë se sa është kostoja e shpenzimeve dhe nga kanë dalë këto të ardhura.

Buxheti i shtetit, nga i cili mund të kenë dalë këto shpenzime, raportohet që të jetë “në krizë”. Vendi jonë ndodhet më pak se nj vit larg zgjedhjeve dhe ashtu siç e do “tradita” duhet të qerasen njerëzit e varfër që jetojnë në periferi. Për këtë kategori, pushtetarët kujtohen një herë në 4 vjet dhe atëhere “detyrohen” tu japin ndonjë thes miell apo 50 mijë lekë të vjetra. E për të përmbushur këtë, arka e shtetit duhet mbushur, ndaj Rama ka gjetur një mënyrë të re.

Gjobat e majme ndaj shoferëve pse janë 10 km më shumë se shpejtësia e lejuar, në rrugë jo të banuara, është “trendi” më i ri. 30 mijë lekë të reja ose 300 mijë lekë të vjetra është norma për çdo shofer. Gjoba, pritet automatikisht online dhe askush nuk ka asnjë mënyrë për ta apelur apo kundërshtuar si masë. Përmes kësaj mënyre, Rama mbush edhe arkën e shtetit, por edhe nuk kuptohet që po “godet” shqiptarët e lodhur nga varfëria dhe hallet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit