Paraburgimet “po plasin” nga mbipopullimi, Itali do të sjellë të dënuarit në Shqipëri

Paraburgimet “po plasin” nga mbipopullimi, Itali do…

Pas Britanisë, tashmë është radha e një tjetër shteti për të zbarzur burgjet nga shqiptarët. Bëhet fjalë për Italinë, e cila pritet që të nënshkruaj një marrëveshje me Shqipërinë, për të riatdhesuar të burgosurit shqiptarë. Kjo është hipoteza mbi të cilën po punohet, sipas asaj që raporton kreu i Departamentit të Administrimit të Burgjeve, Giovanni Russo në një seancë dëgjimore në Komisionin e Drejtësisë. Kostot do të mbulohen nga vetë shteti italian, raporton Sky Tg 24.

Me një kosto prej 34 euro në ditë për çdo të burgosur shqiptar në burgjet e saj, Mbretëria e Bashkuar ka lidhur një marrëveshje me Shqipërinë për të vuajtur dënimin në vendin e tyre. Na ra në mendje, shpjegoi Russo, të përsërisim të njëjtën marrëveshje me disa modifikime: jo për të dërguar para në Shqipëri, por për të ofruar shërbime të tipit penitenciar”, tha ai.

Por a duhet që shqiptarët që janë dënuar në Itali apo Britani të vijnë në Shqipëri, ndonëse ata janë arrestuar dhe dënuar në shtetet që kanë kryer krimet apo veprat penale? A është kjo në shkelje të rregullave dhe ligjeve? Por një tjetër problem që pritet të haset është edhe mbingarkesa në burgje. Në Shqipëri, mbingarkesa në sistemin e paraburgimit është kritikuar nga Këshilli i Europës si dhe nga përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut në vend. Sipas statistikave zyrtare, popullsia e paraburgimit ka qenë e lartë prej dy dekadash dhe sot është rreth 30% mbi mesataren europiane. Autoritetet shtetërore, Avokatja e Popullit dhe përfaqësues të fushës juridike, vënë theksin tek zbatimi i legjislacionit penal, duke argumentuar se masa e sigurisë, “arrest me burg” duhet të jetë e fundit që duhet aplikuar nga prokurorët dhe gjykatësit, ndër masat e tjera shtrënguese. Referuar kësaj, sjellja edhe e shumë shqiptarëve të dënuar në Itali dhe Britani, pritet ta bëjnë situatën edhe më kritike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit