Paradoksale, Dritan Boçi i burgosur për vjedhje lavatriçesh e restorantesh, do bëhet shef hetimi doganor në porte

Paradoksale, Dritan Boçi i burgosur për vjedhje…

Dritan Boçi një personazh i njohur për falsifikim dhe banditje, i cili do të duhej të ishte duke u përballur me drejtësinë, do të emërohet Shef i Sektorit të Hetimit Doganor për portet detare, sipas burimeve nga Ministria e Financave, përcjell Pamflet.

Deri në mars 2008, Dritan Boçi ka qenë kamarrier në lokal “La Fortuna Bar”, nga i cili u largua pas kallëzimit penal për fafsifikim e vjedhje faturash të xhirove ditore, por shpëtoi pasi pronari tërhoqi akt-padinë, me këmbim rikthimin e gjithë shumave të vjedhura.

Ndërsa në maj 2012, gjatë kohës që ishte kamarier te “Club Emotion Dreams”, Dritan Boçi u prangos për vjedhje lavatriçesh e elektroshtëpiakesh me mashtrim te Tregu Elektrik-Tiranë dhe u dënua me 1 vit shërbim prove.

Por pas ardhjes së PS në pushtet, me ndërmjetësi të një ministreje e një sekretari të Përgjithshëm me origjinë nga zona e tij, Dritan Boçi u emërua inspektor i thjeshtë në tatimet e Tiranës, ndërsa pas emërimit të kushëririt Sandër Lleshaj në detyrën këshilltar i Ramës, u bë përgjegjës grupi inpektorësh të hetimit tatimor.

Për të kapur këtë post e për të bërë karrierë deri Shef Hetimi Tatimor në Tiranë, Dritan Boçi ka paraqitur në zyrën e Burimeve Njerëzore, vetëm një vërtetim fotokopje, si i diplomuar në Fakultetin Juridik në vitet 2005-2009 dhe një vërtetim shkolle të mesme po fotokopje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit