Paradoksi/ Po vijnë më shumë turistë të huaj, por hotelet kanë pasur më pak punë

Paradoksi/ Po vijnë më shumë turistë të…

Hotelet dhe restorantet në Shqipëri janë në një fazë krize që nuk po dalin dot. Pas pandemisë më shumë turistë kanë filluar të vizitojnë vendin tonë, por ky fakt nuk është përkthyer në më shumë punë për hotelet dhe resortet.

INSTAT raporton se, gjatë muajve të fundit ata kanë qëndruar më pak në vend dhe hotelet raportojnë që kanë pasur një ulje të normës neto të shfrytëzimit të dhomave. Tregohet se ka rënë në nivel të lartë numri i netë qëndrimeve nga turistët e huaj, por edhe ata vendas.

Në janar 2023 INSTAT raportoi një rritje rekord të hyrjes së të huajve, duke arritur në 377 mijë, me një zgjerim prej 94% në krahasim me muajin e parë të vitit 2022, por gati 60% e tyre nuk rezervonin për afat të gjatë.

Kështu, në kontrast me këtë bum të të huajve, strukturat akomoduese në vend nuk kanë pasur shumë punë. Sipas INSTAT, numri i numri i netë qëndrimeve nga jo-rezidentët është rritur me vetëm 7,8 .%. Edhe treguesi tjetër, ai i normës neto të shfrytëzimit të dhoma është në rënie, nga 8.9% në janar 2022, në 8.6% në janar 2023.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit