Paralajmërim edhe për shqiptarët, qeveria britanike: Po erdhët ilegalisht do t'ju çojmë në Ruanda

Paralajmërim edhe për shqiptarët, qeveria britanike: Po…

Kryeministri i Britanisë i ka shpallur një luftë të vazhdueshme hyrjes ilegale të emigrantëve në territorin e vendit që qeverisë. Rishi Sunak njoftoi se pritet të bëjë publik projektligjin që synon të frenojë emigracionin e paligjshëm. Marrëveshja me Francën për të mos lejuar kalimin e gomoneve në Kanalin e Lamanshit nuk mjaftoi dhe Sunak ka një tjetër “as” nën meng që e ka përsëritur disa herë.


“Mos bëni gabim. Nëse vini këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni”, tha kryeministri në një dalje televizive.


Ai pati mesazhe të qarta për emigrantët e sidomos për shqiptarët që përbëjnë sa 1/3 e emigrantëve që hyjnë në Britani. Në vitin 2022, ish-kryeministri britanik Boris Johnson ra dakord për një marrëveshje për dërgimin në Ruanda, të dhjetëra mijëra emigrantëve, shumë prej të cilëve ishin larguar nga vende në konflikt si Siria, Afganistani ose vende të tjera.

Marrëveshja është përballur me një betejë ligjore pasi dëbimi i emigrantëve të parë u bllokua nga një urdhër i minutës së fundit të dhënë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, raporton VOA.

Vendimi u shpall i ligjshëm nga Gjykata e Lartë e Londrës në dhjetor, por kundërshtarët po synojnë ta apelojnë atë. Kabineti i qeverisë Sunak i qendron ende kësaj marrëveshje për të dërguar në Ruanda emigrantët e paligjshëm.

“Nëse njerëzit vijnë në këtë vend ilegalisht, atëherë ata do të kthehen ose do të dërgohen diku si p.sh. në Ruanda”, tha ministri Chris Heaton-Harris.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit