Paralajmërimi i bareve: Meqë u rrit paga minimale, duhet rritur edhe çmimi i kafesë

Paralajmërimi i bareve: Meqë u rrit paga…

Me rritjen e pagës minimale, një lajm jo i mirë vjen për shqiptarët. Cilësuar si një ndër vendet me pijedashës ndaj kafesë dhe ndër vendet me numrin e lokaleve më të shumta në Europë, në Shqipëri pritet që të rritet çmimi i pijes së preferuar. Shoqata e bareve dhe restoranteve thotë se rritja e pagës ndikon në më shumë shpenzime për punonjësit e tyre, e përrjedhojë, kjo pagesë duhet të dal nga diku.

Enri Jahaj, kryetar i shoqatës, thotë se çmimi i kafesë në bare dhe restorante duhet rritur. Sipas tij çmimi i kafesë në Shqipëri mbetet i ulët dhe se nuk ka ndryshuar prej kohësh. Jahaj thotë se një kafe në Shqipëri nuk duhet të shitet pa një euro, ose afro 115 lekë me këmbimin aktual valutor.

“Rritja e pagës minimale, e gjitha do t’i shkojë konsumatorit. Çmimet e shportës duhej të ishin rritur. Kafeja ka mbetur me të njëjtin çmim siç e kemi pasur me rrogën minimale 15 mijë lekë. Çmimi duhet të rritet. Ne kafen e importojmë, nuk prodhojmë vetë. Nëse atje ku ne e importojmë, kafja shitet 1 euro e kusur, ne e shesim nën një euro” – tha kreu i shoqatës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit