Paralajmërimi i fortë i Fugës/ Do të shohim një rrënim të vazhdueshëm

Paralajmërimi i fortë i Fugës/ Do të…

Akademiku Artan Fuga u shpreh sot se pa një reformë për të gjithë industrinë e krijimit do të shohim një rrënim të vazhdueshëm.

Sipas tij sot ndodhemi në fazën e shkatërrimit. “Muret rrëzohen kur brenda nuk ka funksion”, u shpreh Fuga, në Abc e Mëngjesit.

Problemi sqaroi akademiku Fuga fillon te shteti social.

“Sa më lart të ngjitesh në pushtet aq më i paditur bëhesh. Sipas shumë mendimtarëve Fuga shpjegoi se në klasën dominuese politike sundon metafora “ekip” një metaforë diktatoriale, më të cilën kërkohet të menaxhohet burokracia e shtetit. Në fakt duke sikur i bën të gjitha dhe ka nevojë për këshilltarët dhe ka nevojë për grupin e ekspertëve. Mendimet që mer nga ekspertët, janë ato mendime që ai do të dëgjojë. Kjo është drama e centralizimit”, u shpreh Fuga.

Më tej akademiku shtoi se për qytetet e mëdha siç është Tirana, rreziku është industria e ndërtimit që nëse nuk menaxhohet do të vazhdojë të shkaktojë probleme.

“Kjo industri ka nevojë të ndërtojë në qendër dhe nuk mund të ndërtojë në periferi, pasi vlera e produktit është shume e ulët. Në momentin që nuk ka vend ndërton në lartësi”, tha më tej Fuga.

Ndërsa më tej theksoi “Më ka dhembur Tirana kur u prishen lagjet ku bashkoheshin perlat e arkitekturës, ai qytetërimi që duhet të restaurohej, duhet të ruheshin perlat. Tani përse do të më dhembë më shumë teatri kur të gjitha vlerat e qytetit tim janë shkatërruar.

Shpeshherë them sa të lumtur janë këta të rinj që nuk e dinë se si ka qenë Tirana që ne kemi njohur në rininë tonë dhe them se po ta dinin po ta ndjenin në lëkurë do ta kuptonin.”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit