Paralajmërimi i IGJEUM: Kujdes, këto janë qarqet që rrezikojnë përmbytje nga stuhia

Paralajmërimi i IGJEUM: Kujdes, këto janë qarqet…


Vendi ynë është përfshirë nga mot me reshje të dendura shiu dhe dëbore. Marrë shkas nga kjo situatë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron qytetarët në Jug të vendit për rrezikun si pasojë e reshjeve që pritet që të jenë intensive duke nisur që nga mbrëmja e sotme dhe nesër.

Pasditen e kësaj të premteje dhe paraditen e së shtunës priten reshje intensive në qarkun e Gjirokastrës, intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Korçë. Të shtunën, qarqet Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Sakaq, në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara të shtunën dhe të dielën.

Njoftimi i plotë:

Sipas llogaritjeve të IGJEO, ditën e nesërme (e shtunë, dt. 11 Dhjetor) priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në jug të territorit. Në qarqet Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara kryesisht në datat 11 dhe 12 Dhjetor 2021. Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO
————————–
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.10) dhe nesër (e shtunë, dt.11) priten reshje shumë intensive në qarkun e Gjirokastrës, intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Korçë, ndërsa mesatare deri në lokalisht intensive në qarqet e tjerë. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në zonat qendrore dhe jugore të territorit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në lartësitë mbi 400 m reshjet priten të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 12 °C
në vendet e ulëta: 6 / 10 °C
në vendet malore: 0 / 3 °C
ERA
Sot pasdite (e premte, dt.10) dhe nesër (e shtunë, dt.11) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet e fortë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit