Paralajmërimi i mjekut: Ky shtet mund të bëhet epiqendra e radhës e pandemisë, priten deri në 100 mijë viktima

Paralajmërimi i mjekut: Ky shtet mund të…

Mjeku Luciano Cesar Azevedo, që trajton pacientët me Covid-19 në njësitë e kujdesit intensiv në São Paulo, paralajmëron se Brazili “me shumë gjasa është epiqendra e radhës e pandemisë në botë”.

Madje, ai thotë se Brazili “mund të regjistrojë deri në 100,000 vdekje.”

Sot nga ky shtet u raportuan 881 viktima të tjerë si pasojë e koronavirusit dhe rreth 10,000 raste të reja të martën, duke konfirmuar kështu vendin si epiqendra e radhës së Covid-19 në botë.

Disa ekspertë të shëndetit publik thonë se shkalla e vërtetë e krizës në vend është shumë, shumë herë më e madhe nga sa paraqitet në shifrat zyrtare.

Numri i viktimave në Brazil, që tashmë arrin në 12.400, do të thotë se tashmë është vendi i gjashtë me i goditur në botë nga virusi. /Balkanweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit