
Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë paralajmëruar se edhe pse pàndemia e koronàvirusit ka qenë shumë e rëndë, ajo nuk është domosdoshmërish më e madhja dhe se bota duhet të mësojë të jetojë me të.
“”Fati” i vìrusit do të bëhet endemik, edhe kur vàksinat të bëhen gjerësisht në SHBA apo Mbretëri të bashkuar.”,- thotë profesor David Heymann, kryetari i grupit këshillues strategjik dhe teknik të OBSH-së, informon dritare.net
“Bota ka shpresuar te imuniteti i tufës, që do të zvogëlonte disi transmetimin, nëse shumë persona bëhen imunë.”,– i tha ai. Por Heymann u shpreh se koncepti i imunitetit të tufës ishte keqkuptuar.
“Duket se fati i SARS-CoV-2 është të bëhet endemik, ashtu si edhe katër koronàviruse të tjera njerëzore dhe ai do të vazhdojë të shndërrohet, ndërsa riprodhohet në qelizat njerëzore. Për fat të mirë, ne kemi mjete për të shpëtuar jetë dhe këto në kombinim me shëndetin e mirë publik do të na lejojnë të mësojmë të jetojmë me Covìd-19.”
Shefi i programit të emergjencave të OBSH-së, Dr.Mark Ryan, tha: “Skenari i mundshëm është që vìrusi të bëhet një tjetër virus endemik që do të mbetet disi një kërcënìm. Por një kërcënìm i një niveli shumë të ulët në kontekstin e një programi efektiv global vàksinimi. Mbetet për t’u parë sa mirë do të merren vàksinat. Ekzistenca e një vaksìne, madje edhe me efikasitet të lartë, nuk është garanci për elìminimin ose çrrënjosjen e një sëmundjeje ìnfektive. Kjo ishte arsyeja pse qëllimi i parë i vàksinës është të shpëtojë jetë dhe të mbrojë të prekshmit. Dhe pastaj ne do të merremi me të qenit në gjendje të eliminojmë ose çrrënjosim këtë virus.” Ryan paralajmëroi se pàndemia tjetër mund të jetë më e rëndë. “Kjo pandemi ka qenë shumë e rëndë, ka prekur çdo cep të këtij planeti. Por kjo nuk është domosdoshmërish më e madhja. Kjo është një zile për t’u zgjuar. Tani po mësojmë si t’i bëjmë gjërat më mirë: shkencën, logjistikën, trajnimin dhe qeverisjen, si të komunikojmë më mirë. Por planeti është i brishtë. Ne jetojmë në një shoqëri globale gjithnjë e më komplekse. Këto kërcénime do të vazhdojnë.”,- tha Ryan.
burimi: dritare