Paralajmërimi i OKB-së: 256 milion njerëz do vuajnë nga uria si pasojë e Covid-19

Paralajmërimi i OKB-së: 256 milion njerëz do…

Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje që qeveritë të marrin masa për të mbledhur fonde në mënyrë që të përballojnë krizën nga Covid-19.

Sipas OKB-së 10.3 miliardë dollarë duhet të mblidhen për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve që aktualisht po vuajnë nga papunësia.

Jo vetëm kaq, por sipas raportit të OKB-së mbi 265 milionë njerëz do të vuajnë nga uria deri në fund të këtij viti. Fondet do të shfrytëzohen për ato vende të cilat janë në zhvillim si dhe ato që janë në varfëri ku përpos krizës së koronavirusit përballen edhe me mungesën e ujit, shëndetësi të dobët etj.

Nëse kjo nuk ndodh atëherë bota do të përballet me një seri krizash. Pandemia e koronavirusit ka bërë që në shumë vende të zvogëlohet prodhimi dhe ekonomia të bjerë për shkak të masave të detyrueshme të izolimit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit