Paralajmërojnë shkencëtarët: Ndryshimet klimaterike, shkaku i shtimit të merimangave

Paralajmërojnë shkencëtarët: Ndryshimet klimaterike, shkaku i shtimit…

Sipas shumë shkencëtarëve klima e tokës po pëson ndryshime të vazhdueshme.

Temperaturat, duke zbritur dhe ngritur përgjatë dekadave, bëjnë që toka të përballet me pasoja të rënda.

Ata gjithashtu kanë zbuluar se, ndryshimet klimaterike shkaktjnë një shumim lindjesh midis merimangave.

Ndërsa pjesa më e madhe e përqendrimit për ndryshimin e klimës është në shkrirjen akuive dhe ngjarjeve ekstreme të motit, duhet të theksohet se ajo gjithashtu prek edhe specie të panumërta.

Planeti i ngrohur është një kërcënim për shumë nga krijesat që jetojnë në Tokë, përfshirë njerëzit, megjithëse duket se disa specie merimangash janë përshtatur dhe po i përdorin temperaturat e larta në avantazhin e tyre.

Për shkak të fenomenit të rritjes së temperaturës në Arktik në krahasim me zonat e gjerësisë mesatare, rajoni po përjeton verë më të gjatë.

Një studim i ri, i udhëhequr nga Toke Hoye nga “Qendra e Kërkimeve Arktike” dhe Departamenti i Bioshkencës në Universitetin Aarhus, Danimarkë, zbuloi se specie të tilla si merimanga ujk, tashmë janë duke u përshtatur me kushtet më të ngrohta.

Si rezultat i kësaj, ata kanë qenë në gjendje të shumohen dy herë, ndryshe nga cikli i tyre i zokonshëm me një herë në vit.

[ngg src=”galleries” ids=”96″ display=”basic_imagebrowser”] 

/Burimi: UNILAD/ Përgatiti: ‘Gazetaatdheu.com’/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit