Parashikimi/ Biden apo Trump? Kush do t'i fitojë zgjedhjet në SHBA...

Parashikimi/ Biden apo Trump? Kush do t’i…

Kur mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në SHBA po afron, akoma më të forta po bëhen edhe teoritë spèkulative, se cili nga dy kandidatët në garë do të jetë fituesi.

Kohët e fundit një person i konsideruar edhe si “Nostrådamusi” i zgjedhjeve amerikane, ka nisur të japë parashikimet e tij mbi këtë garë.

Profesori Allan J. Lichtman, 73 vjeç, nga Brooklyn, ka gjetur gjithmonë në kokë rezultatin e zgjedhjeve, prej plot 40 vitesh.

Ai nuk ka gabuar kurrë dhe ishte i vetmi që parashikoi edhe fitoren e Donald Trump në vitin 2016.

Metoda e tij “Keys to the White House”, konsiston në përgjigjet që ai merr nga të intervistuarit për 13 pyetje, ku duhet përgjigjur me “Po” ose “Jo”, në lidhje me punën e presidentit në ikje.

Për zgjedhjet aktuale, Lichtman ka mëdyshje: Ja kush do të fitojë.

Në një speciale për “New York Times”, Lichtman e bazon arsyetimin e tij jo vetëm nga sondazhet (që gjithsesi i japin avantazh Biden, por edhe Clinton kryesonte 4 vjet më parë), por edhe në modelin e tij të ndarë në 13 kategori.

Ky i fundit konsiston mbi të gjitha, mbi ndjesinë e zgjedhësve nga rezultatet e administratës aktuale. Një sistem që deri tani ka qenë i pagabueshëm.

E sipas këtij parashikimi, do të fitojë në nëntor Joe Biden.

Disa nga pyetet që ai bën në sistemin e tij janë: Është presidenti karizmatik? Ka rritur ekonominë? Ka ndryshuar politikën e paraardhësit?

Allan Jay Lichtman lindi më 4 prill 1947 dhe është një historian amerikan që ka dhënë mësim në Universitetin Amerikan në Uashington, D.C që nga viti 1973.

Politikisht është një demokrat dhe ka garuar edhe për Senatin amerikan; ai shkroi një libër mbi “impichment”-in e Presidentit, i cili nisi por u rrëzua në Seant nga votat e republikanëve.

Lichtman krijoi modelin “The Keys to the White House”, të cilën ai e krijoi me sizmologun rus Vladimir Keilis-Borok në 1981.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit