Parashikimi i motit, ja si do jenë temperaturat për ditën e sotme

Parashikimi i motit, ja si do jenë…

E premtja e sotme do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të 24 orëshit në zonën Juglindore dhe Lindore të vendit.

Në mesditë reshjet e shiut do të prekin pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët në zonat bregdetare, ndërsa në Juglindje dhe përgjatë Uletësirës Perëndimore reshjet do të jenë me intensitet mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi 1-8m/s, e cila në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 10-12m/s.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 14°C deri në 27°C

zonat e ulëta 18°C deri në 33°C

zonat bregdetare 16°C deri në 31°C

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit