Parashikimi i motit, ja si do jenë temperaturat për ditën e sotme

Parashikimi i motit, ja si do jenë…

Moti për datën 6 gusht 2020 do vijojë të jetë në kushte jo të qëndrueshme atmosferike.

Ditën e sotme do jetë me kthjellime, por pas orëve të mesditës do të ketë edhe vranësira mesatare edhe të dendura.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Lokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formë rrebeshesh.

Era do të fryjë e lehte me shpejtësi 1-10m/s nga kuadrati i veriut kryesisht përgatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 16°C në zonat malore deri në 19°C në ato të ulta e bregdetare.

Në vlerat e mesditës ato parashikohen nga 26°C në zonat malore deri në 32°C në ato të ulta.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit