Parashikimi i motit për ditën e mërkurë 5 Gusht 2020

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë…

Shirat kanë nisur dhe dita e sotme e mërkurë 5 gusht, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit fillimisht në Veriperëndim e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Në Veriperëndim, Jugperëndim dhe në Ultësirën Perëndimore reshjet do të jenë me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër deri në mëngjes.

Gjatë ditës reshjet do të mbeten prezente të herë pas hershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të jetë nga Veriperëndimi- Jugperëndimi 1-10m/s e shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat maksimale.

zonat malore 17°C deri në 29°C

zonat e ulëta 20°C deri në 32°C                                   

zonat bregdetare 18°C deri në 32°C

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit