Parashikimi i motit për ditët në vijim, si do të jetë koha për ditën e martë

Parashikimi i motit për ditët në vijim,…

Moti do të pësojë ndryshime në ditët në vijim, duke nisur nga sot.

Dita e martë do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Dita e mërkurë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit fillimisht në Veriperëndimin e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në Jugperëndim të vendit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Dita e enjte do të vijojë me kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe intensitet deri mesatar në pjesën tjetër të vendit.

Dita e premte do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë vijë bregdetare.

Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të jetë nga Jugperëndimi –Veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë intensitet deri në 15-20m/sek.

Temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat maksmimale.

Gjatë javës do të kemi parashikime më të specifikuara.

Image

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit