Parashikimi i motit për sot, 2 Tetor 2020

Parashikimi i motit për sot, 2 Tetor…

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vrànësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe mundësia për reshje është e ulët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 26°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa fòrca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vrànësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm.

Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09°C deri në 23°C dhe në zonat e ulëta nga 12°C në 24°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit