Parashikimi i motit, si do të jetë koha të premten dhe të shtunën, 17-18 korrik 2020

Parashikimi i motit, si do të jetë…

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore më të freskëta të paqëndrueshme nga Europa Veriore.

Këto masa po mbajnë temperatura të ulëta në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E premte dt 17 korrik 2020

E premte dt 17 korrik 2020 moti do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe zhvillime të vranësirave në zonat malore të pasuara nga reshje shiu.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 10 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  14/28°C

Zonat e ulëta  16/31°C

Zonat bregdetare 18/31°C

E premte dt 17 korrik 2020

Kosova për ditën e Premte dt 17 Korrik 2020 moti do të jetë me vranësira mesatare dhe  reshje shiu.

Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 13°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 27°C gradë Celcius.

E shtunë dt 18 korrik 2020

E shtunë dt 18 korrik 2020 moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje dhe rrebeshe shiu thuajse në të gjithë vendin.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  13/25°C

Zonat e ulëta  16/28°C

Zonat bregdetare 19/29°C

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit