Parashikimi i motit, temperaturat sot arrijnë deri në 41°C

Parashikimi i motit, temperaturat sot arrijnë deri…

Kthjellime dhe temperatura të larta vijojnë të dominojnë në të gjithë republikën e Shqipërisë gjatë paradites, sipas meteoalb. Kjo do të ndikojë negativisht në situatën shqetësuese në të cilët paraqiten disa zona në vend sa i përket zjarreve, kryesisht Vlora.

Parashikohet që pasditja të lërë me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulta por vranësira të lehta do të shfaqen në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rriten në mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 17°C mëngjesi deri në 41°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit